Ndërlidhjet

Asad: Siria ka kapur “mercenarët e huaj”


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.
Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka thënë se vendet që “ushqejnë kaosin në Siri”, mund të vuajnë vetë nga ai.

Në një intervistë për mediat ruse, Asad po ashtu ka thënë se forcat siriane të sigurisë kanë kapur “mercenarët e huaj” që luftonin për opozitën.

Aktivistët, në anën tjetër, thonë se trupat ushtarake kanë bombarduar lagjen Shamas të Homsit, duke vrarë të paktën 15 persona.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Protestuesit duan largimin nga pushtetit të Asadit.

Ndonëse palët janë pajtuar për armëpushim, muajin e kaluar, ai nuk po zbatohet siç parasheh plani i të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG