Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Ukrainës të lirojë opozitarët e burgosur


Julia Timoshenko në kohën kur ishte kryeministre.
Julia Timoshenko në kohën kur ishte kryeministre.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të lirojë udhëheqësit e burgosur të opozitës dhe t’iu lejojë atyre që të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit.

Duke folur para gazetarëve dhe përfaqësuesve të grupeve për të drejtat e njeriut në Kiev, zëvendës-ndihmëssekretari i Shtetit në Byronë për Demokraci, Tomas Melia, ka shprehur shqetësimin për “persekutimet selektive, të motivuara politikisht”.

Rasti i ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të, siç është thënë, abuzimeve me detyrën zyrtare, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Timoshenko aktualisht ndodhet në spital për trajtim nga greva e urisë.

Autoritetet ukrainase kanë lejuar që ekspertët e Bashkimit Evropian të ekzaminojnë shëndetin e saj, ashtu si edhe procesin ligjor kundër Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG