Ndërlidhjet

Sulme në Bagdad, 5 të vrarë


Irak
Irak
Policia dhe zyrtarët shëndetësorë irakianë thanë se nga shpërthimet e bombave në një treg kafshësh shtëpiake, kanë mbetur të vrarë të paktën pesë persona.

Zyrtarët thanë se tri shpërthime pothuajse të njëkohshme kanë ndodhur në tregun e frekuentuar në zonën shiite të Sadr, në lindje të Bagdadit.

Janë plagsour më shumë se 30 persona.

Dhuna në Irak pati rënë pak, që nga koha kur pati arritur kulmin, në vitin 2006 dhe 2007, por edhe më tej ka sulme që kanë në shënjestër forcat e sigurisë dhe civilët.
XS
SM
MD
LG