Ndërlidhjet

BE përsërit përkushtimin për Greqinë


Ilustrim
Ilustrim
Liderët evropianë kanë përsëritur dëshirën e tyre që Greqia të mbetet brenda eurozonës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompei tha në një konferencë për gazetarë në Kamp Dejvid të SHBA-së, para nisjes së samitit të G8-ës, se Evropa nuk do të heqë dorë nga planet e saj për Greqinë dhe eurozonën.

Kriza e gjatë ekonomike e Greqisë, është shndërruar edhe në krizë të plotë politike, meqë partitë që kundërshtojnë kushtet e pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh, kanë shënuar rritje në zgjedhjet e 6 majit, duke e lënë vendin pa një qeveri dhe duke rritur shansat e mospërmbushjes së kushteve.

Zgjedhjet e reja priten më 17 qershor, derisa sërish pritet që partitë kundërshtuese të pakos, të shënojnë rritje tjera.
XS
SM
MD
LG