Ndërlidhjet

Shpërbëhet parlamenti grek


Athinë...
Athinë...
Parlamenti i Greqisë u shpërbë zyrtarisht të shtunën, derisa zgjedhjet e reja janë caktuar për 17 qershor.

Zgjedhjet e qershorit synojnë t’i japin fund ngërçit politik në vend, pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit, që dështuan të prodhojnë një qeveri të shumicës dhe partitë politike nuk ishin në gjendje të formojnë një koalicion qeverisës.

Vendi tani është duke u udhëhequr nga kabineti 16-anëtarësh teknik, i cili nuk është i autorizuar për të marrë ndonjë vendim ndërkombëtarisht të detyrueshëm.

Vakuumi politik ka rritur frikën e daljes së mundshme të Greqisë nga eurozona, pasi Athina duhet të bëjë shkurtime të reja buxhetore në muajin e ardhshëm, për të marrë këstin e ardhshëm të kredisë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG