Ndërlidhjet

Obama: Ndaj Iranit, sanksione dhe diplomaci


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se udhëheqësit e G8-ës mbeten të angazhuar për të përdorur një qasje të kombinuar prej sanksioneve dhe diplomacisë, për ta shtyrë Iranin që të tregojë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Duke folur të shtunën në një takim të udhëheqësve të G8-ës në Kamp Dejvid afër Uashingtonit, Obama shfaqi shpresën në lidhje me bisedimet e javës së ardhshme mes fuqive botërore dhe Iranit në Bagdad.

Megjithatë, ai tha se do të vazhdohet me “qasjen e sanksioneve dhe presionit në kombinim me diskutimet diplomatike”.

Irani gjatë ditës tha se sanksionet mbi programin e diskutueshëm bërthamor të tij duhet të hiqet në bisedimet që zhvillohen më 23 maj në Bagdad.
XS
SM
MD
LG