Ndërlidhjet

Pakistani "rol kyç në stabilizimin e fqinjit afgan"


Kamionë furnizues të NATO-s, Pakistan
Kamionë furnizues të NATO-s, Pakistan
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen i bëri thirrje Pakistanit të shtunën që të mbështesë përpjekjet për të stabilizuar Afganistanin fqinj.

Duke folur në një forum politik në Çikago, qytet ky që është bërë nikoqir i samitit të NATO-s, që fillon të dielën, Rasmusen ka thënë se “ne nuk mund të zgjidhim problemet në Afganistan pa angazhimin pozitiv të Pakistanit."

Rasmusen përsëriti gjithashtu se aleanca ushtarake do të vazhdojë të ndihmojë Afganistanin pas tërheqjes në vitin 2014.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari është ftuar në samitin në Çikago në mes të pritjeve se Islamabadi do të heqë bllokadën gjashtë-mujore kundër kamionëve furnizues të NATO-s.
XS
SM
MD
LG