Ndërlidhjet

Ligji e pengon Timoshenkon të shërohet jashtë vendit


Fotografi e Julia Timoshenkos
Fotografi e Julia Timoshenkos
Presidenti ukrainas Viktor Janukoviq përjashtoi idenë që liderja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko të lëshohet për trajtim shëndetësor jashtë vendit përpara nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2012.

Komentet e tij vijnë derisa Gjermania ka ofruar sigurimin e kujdesit mjekësor për ish kryeministren e sëmurë derisa la të kuptojë për një bojkot të mundshëm nga kancelarja Angela Merkel të ndeshjeve që luhen në Ukrainë në kampionatin e bashkorganizuar me Poloninë.

Janukoviq i tha televizionit ukrainas se ligjet e vendit e pengojnë Timoshenkon që të trajtohet jashtë vendit, derisa vuan dënimin me burg.

Timoshenko është dënuar me shtatë vjet burg nën akuzat për abuzim të pushtetit, derisa ajo e ka quajtur dënimin të motivuar politkisht.
XS
SM
MD
LG