Ndërlidhjet

Pakistani bllokon Twitter-in


Logo e Twitter=it
Logo e Twitter=it
Qeveria pakistaneze ka bllokuar rrjetin social Twitter për shkak të materialit, që është konsideruar fyes për Islamin.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon kryetarin e Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, të ketë thënë se kjo faqe e internetit është bllokuar të dielën për shkak se Twitter ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik Muhamed.

Jasin shtoi se Facebook ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje për të marrë të njëjtën gje edhe nga Twitter.

Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizuel të profetit si blasfemi.

Një konkurs i ngjashëm në Facebook në vitin 2010 provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë.
XS
SM
MD
LG