Sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se është optimist se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të financojë forcat afgane të sigurisë.
Anders Fog Rasmusen i tha CNN-it se mbështetja për forcat afgane është më pak e shtrenjtë sesa vendosja e trupave të NATO-s atje.
Rasmusen thotë se është në interes të komunitetit ndërkombëtar, si dhe përgjegjësi e tij, që forcat afgane të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë pas vitit 2014, në mënyrë që të mos krijohen vendstrehime për terroristët.
Samiti i NATO-s hapet të dielën në Çikago.
Presidenti Barak Obama pritet të takojë presidentin afgan Hamid Karzai në margjinat e samitit për të diskutuar planet për zgjedhejt e vitit 2014 si dhe perspektivën e një zgjidhjeje politike me talibanët.