Ndërlidhjet

Futbollistët e Çelsit priten si heronj në Londër


Futbollistët e Çelsit mbajnë trofeun në Mynih, 19 maj, 2012
Futbollistët e Çelsit mbajnë trofeun në Mynih, 19 maj, 2012
Dhjetëra mijëra adhurues të Çelsit i bënë një pritje prej heroi, ekipit të tyre në Londër, pas fitores që korri kundër Bajern Mynihut në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e veshur me fanela blu vërshuan rrugën për të shrpehur kënaqësinë, derisa heroi i fitores së të shtunës, Didier Drogba mbante trofeun lart, derisa afër tij qëndronte kapiteni Xhon Terri, i cili ka qenë i supsneduar në finalen në Mynih.

Autobusi ishte i mbështjellur me një pano ku shkruante “Kampionët e Evropës”.

Tifozët kanë brohoritur dhe u kanë rënë borive, derisa autobusi kalonte nëpër rrugët e Londrës.

Çelsi fitoi për herë të parë çmimin më të madh të klubeve evropiane dhe përmbushi kështu ambicien e pronarit, oligarkut Roman Abramoviq, i cili ka derdhur qindra miliona stërlina në klub.
XS
SM
MD
LG