Ndërlidhjet

Jahjaga: Kroatët, komunitet kushtetues


Presidentja e Kosovës gjatë vizitës në Janjevë, 20 maj, 2012
Presidentja e Kosovës gjatë vizitës në Janjevë, 20 maj, 2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot Janjevën, ku edhe ka bërë publik njoftimin për statusin e kroatëve në të ardhmen.

“Unë sot vij këtu me një lajm shumë të mirë. Jemi pajtuar me kryeministrin e Kosovës që komuniteti kroat të jetë komunitet kushtetues, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të ketë një vend të rezervuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë para qytetarëve të mbledhur, presidentja Jahjaga.

Ajo tha se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve dhe të gjithë ata kanë të drejta e liri të barabarta, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

“Ju kroatët me shekuj keni dhënë një kontribut të madh në zhvillimin, përparimin e vendit e po ashtu keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset e avancimi dhe proceset civilizuese të këtij vendi. Kërkoj nga ju që të vazhdoni kontributin tuaj dhe e keni dhe do ta keni përkrahjen time të fuqishme, sepse jeni ura e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë”, tha presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG