Ndërlidhjet

Jukia Amano në Teheran, pritet të vazhdojnë bisedimet


Jukia Amano
Jukia Amano
Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara, i cili mbikëqyr zhvillimet lidhur me energjinë bërthamore, ka arritur në Teheran për të vazhduar bisedimet rreth dëshmive për hulumtimet sekrete të Iranit për krijimin e armëve bërthamore.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, pritet të takohet me kreun e grupit negociues të Iranit për çështje bërthamore, Said Xhalili, sikurse me zyrtyarë të tjerë të Iranit.

Vizita e Amanos në Iran shihet si mjet presioni për ta nxitur Iranin të lejojë hetuesit e ANEB-it të qëndrojnë nëpër zonat dhe ndërtesat që dyshohet të kenë qenë të përfshira gjatë hulumtimeve për krijimin e armëve bërthamore të Teheranit zyrtar.

Republika Islamike, megjithatë, ka hedhur poshtë akuzat për krijimin e armëve bërthamore.

Vizita e kreut të gjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vjen një ditë para raundit të radhës së bisedimeve që gjashtë fuqitë botërore-Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, pritet të mbajnë në kryeqytetin irakian Bagdadin.
XS
SM
MD
LG