Ndërlidhjet

BE-ja: Serbia fitoi një mandat për integrim evropian


Kethrin Eshton
Kethrin Eshton
Bashkimi Evropian vlerësoi se me fitoren e kreut të Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq, në zgjedhjet për president të Serbisë është fituar “një mandat i fiqushëm për vazhdimin e politikave të integrimit evropian”.

Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha të hënën para gazetarëve në Bruksel se BE-ja inkurajon Nikolliqin dhe ekzekutivin e ardhshëm në Beograd të vazhdojnë punën në procesin integrues të vendit për në Bashkimin Evropian.

"Serbia ka hyrë në këto zgjedhje vetëm disa javë pasi mori statusin e vendit kandidat (për anëtarësim në BE). Presidenti i ri dhe qeveria që duhet të formohet kanë marrë një mandat të fuqishëm për të vazhduar zbatimin e politikave për integrim evropian dhe për të levizur shpejt në hapat e mëtejmë, veçanërisht, në drëejtim të nisjes së negociatave për anëtarësim sapo të jenë plotësuar kushtet", u shpreh ajo.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, që ishte lansuar në mars të vitit të kaluar me qëllim përmirësimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve drejt integrimit evropian, Kocijanqiq u shpreh:

"Mendoj se dialogu (Prishtinë-Beograd) gëzon mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbështetjen e plotë të Këshillit Evropian dhe është futur formalisht në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Andaj, presim vazhdimin e dialogut", tha ajo.

Fitorja e Nikolliqit në zgjedhjet presidenciale serbe, në Prishtinë, u vlerësua të jetë e parëndësishme për procesin integrues të Kosovës në BE.
XS
SM
MD
LG