Ndërlidhjet

Rritet në 90 numri i viktimave në Sana


Vendi i shpërthimit, Sana, 21 maj, 2012
Vendi i shpërthimit, Sana, 21 maj, 2012
Raportet nga Jemeni thonë se të paktën 90 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur në një sulm nga një sulmues vetëvrasës që dyshohet se kishte lidhje me Al Kaidën.

Ai kishte vënë në shënjestër ushtarë dhe studentë në Sana të Jemenit.

Autoritetet citohen të kenë thënë se një person i veshur me uniformë ushatrake ka shpërthyer ekplozivin e ngjitur në trupin e tij në sheshin al-Sabeen, afër pallatit presidencial.

Thuhet se të rpanishëm kanë qenë edhe ministri i mbrojtjes dhe shefi i shtabit të ushtrisë, po nuk kanë pësuar lëndime.

Aty po bëheshin ushtrime për paradën, që mbahet për të shënuar 22 vjetorin e bashkimit të Jemenit jugor me atë verior.
XS
SM
MD
LG