Ndërlidhjet

Aksidenti në Shqipëri, 11 të vdekur, 22 të lënduar


Pamje nga Himara
Pamje nga Himara
Autoritetet e Shqipërisë thanë se autobusi që po transportonte studentë të universitetit ka rënë në humnerë, duke lënë të vdekur 11 persona dhe duke lënduar 22 të tjerë, njofton Associated Press.

Agjencia e lajmeve AP thotë se nuk ka informacione të menjëhershme se sa pasagjerë kanë qenë në autobus dhe as shkakun e aksidentit.

Prefekti lokal Edmond Velçani dhe policia kanë konfirmuar shifrat e të vdekurve dhe të të plagosurve.

Ngasësi i autobusit është në mesin e viktimave.

Autobusi po udhëtonte nga Elbasani për në qytetin e Sarandës.
XS
SM
MD
LG