Ndërlidhjet

Klinton pro zgjerimit të NATO-s


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se NATO duhet të zgjerohet në samitin e ardhshëm. Ajo i bëri këto komente në Çikago në fillim të takimit me vendet aspirante Bosnjen, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Besoj se ky samit, do të jetë i fundit që nuk është samit i zgjerimit”, ka thënë Klinton.

Ende nuk ështtë caktuar data e samitit të ardhshëm.

Maqedonia është më së afërmi anëtarësimit, por po pengohet nga kontesti i emrit që ka me Greqinë.

Gjeorgjia po ashtu ka bërë përparim drejt anëtarësimit, por ende pritet që të zgjidhë disa dallime me fqinjen Rusinë, pas luftës së shkurtër që patën vendet në gusht të 2008-ës.

Bosnja dhe Mali i Zi po punojnë në zbatimin e reformave të kërkuara nga aleanca 28 anëtarëshe.
XS
SM
MD
LG