Ndërlidhjet

Tërmet në Bullgari, ndihet edhe në Kosovë


Flamuri Bullgar
Një tërmet me magnitudë prej 5.6 shkallësh, është raportuar se ka ndodhur në Bullgarinë Perëndimore.

Mediat bullgare thanë se epiqendra e tërmetit ishte në Sofje dhe në qytetin Pernik, 30 kilometra në jug të kryeqytetit.

Tërmeti u ndje edhe në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Kryetari i qytetit të Pernikut, Rositsa Janakiev, i tha radios kombëtare se “tërmeti shkaktoi rrëzimin e oxhaqeve dhe shkatërroi një shtëpi të vjetër, por nuk ka pasur të lënduar”.

Shumë nga banorët, nga frika janë larguar nga kryeqytetit. Dridhjet kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.

Tërmeti i tillë për shkak të distancës së epiqendrës, është ndier edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, sidomos në pjesën lindore.
XS
SM
MD
LG