Ndërlidhjet

Ditë zie në Shqipëri për 13 viktimat e aksidentit


Marrë nga agjencitë e lajmeve të Shqipërisë
Marrë nga agjencitë e lajmeve të Shqipërisë
Në orët e para të ditës së martë ka përfunduar procesi i identifikimit të 13 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Himarë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Dy prej 11 viktimave që gjendeshin në morgun e qytetit të Vlorës janë: Pëllumb Çela, shoferi i autobusit dhe Armand Aga, i fejuari i një prej studenteve.

Ky aksident ka ndodhur në Qafën e Vishës në rrugën Vuno Himarë.

Më shumë se 20 studentë të tjerë u plagosën rëndë kur autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë 80 metra të thellë.

Këshilli i Ministrave në Shqipëri, ka shpallur 22 majin ditë zie në shenjë nderimi për viktimat e aksidentit.
XS
SM
MD
LG