Ndërlidhjet

Lunaçek: Udhërrëfyesi brenda pak javësh


Ulrike Lunaçek
Ulrike Lunaçek
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se Kosova shumë shpejt do të merr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Këto komente, Lunaçek i ka bërë përmes një video mesazhi drejtuar studentëve të Universitetit “AAB & Riinvest”.

Ajo tha se Parlamenti Evropian është i përkushtuar që t’i afrojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë sa më afër Bashkimit Evropian.

Një angazhim i vazhdueshëm mbetet marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, të cilin Brukseli ia ka premtuar Kosovës se do t’ia dorëzoj gjatë pranverës së këtij viti.
XS
SM
MD
LG