Ndërlidhjet

Amano: Një marrëveshje midis IAEA-s dhe Iranit, së shpejti


Jukia Amano
Jukia Amano
Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e programit bërthamor, Jukia Amano, tha sot se Irani ka rënë dakord në parim për një hetim ndërkombëtar të projekteve të dyshuara të armëve bërthamore.

Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje për një hetim përfundimtar.

Amano u tha gazetarëve në Vjenë se “një marrëveshje mes Teheranit dhe IAEA-s do të nënshkruhet së shpejti - por disa dallime të vogla ende kanë nevojë për t'u zgjidhur”.

Amano i beri këto deklarata pas kthimit nga një udhëtim dy-ditor në Teheran për të vlerësuar gatishmërinë e Iranit për t'ua mundësuar inspektorëve qasjen e duhur në hetime.

Njoftimi i tij erdhi në prag të raundit të ardhshëm të bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, i cili do të mbahet të mërkurën në Bagdad të Irakut.

Ky takim është planifikuar për të sjellë Iranin së bashku me përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore - Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG