Ndërlidhjet

Dhunë në Karaçi, rreth 10 të vrarë


Foto nga arkivi, Karaçi, Pakistan
Foto nga arkivi, Karaçi, Pakistan
Sulmues të panjohur kanë hapur zjarr në një tubim në qendër të Karaçit duke vrarë nëntë persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Disa agjenci të lajmeve flasin për shifra më të larta.

Sulmuesit kanë shtënë në një tubim politik të grupi nacionalist Avami Tehrik, derisa dhuna ka nxitur trazira që përfunduan me disa dyqane dhe makina të djegura.

Dhuna vjen disa orë pasi që Marina e Pakistanit njoftoi se i ka paraqitur para gjyqit ushtarak tre zyrtarë “për neglizhencë” në lidhje me sulmin e talibanëve në bazën e marinës në Karaçi në maj të 2011, me ç’rast u vranë 10 persona.

Rreth 18 milionë njerëz jetojnë në Karaçi, qyteti më i madh dhe qendër komerciale e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG