Ndërlidhjet

Evropa diskriminon romët


Ilustrim
Ilustrim
Një studim i ri mbi romët e Evropës i kryer nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara ka gjetur se vetëm 15 për qind e këtij minoriteti ka përfunduar shkollimin e mesëm, dhe më shumë se 90 për qind jetojnë nën kufirin e varfërisë në vendet përkatëse.

Raporti, që u publikua të mërkurën, ka gjetur se deri në 20 për qind të romëve nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor; 45 për qind jetojnë në familjet që nuk kanë kushte themelore, si një tualet shtëpie apo elektricitetit, dhe gati gjysma tha se kishin përjetuar diskriminim brenda vitit të kaluar.

Raporti i Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore, i Programit për Zhvillim të OKB-së , si dhe Bankës Botërore u bazua në intervista me më shumë se 22 mijë njerëz në Evropën Lindore dhe Qendrore.
XS
SM
MD
LG