Ndërlidhjet

Sarajevë: Sulmuesit e Ambasadës deklarohen jo fajtorë


Mevlid Jashareviq, tetor, 2011
Mevlid Jashareviq, tetor, 2011
Tre personat e akuzuar për përfshirjen në sulmin ndaj Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë, në tetorin e vitit të kaluar, u deklaruan se nuk janë fajtorë për akuza terrorizmi.

Mevlid Jashareviq, 23 vjeçar dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Emrah Fojnica dhe Munib Ahmetspahiq, janë përshkruar si pasues të degës vehabi të Islamit.

Hetuesit thonë se Jashareviq ka hapur zjarr në ambasadë me një pushkë automatike, duke plagosur një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte atë në këmbë dhe ta arrestonte.

Fojnica dhe Ahmetspahiq janë akuzuar se e kanë ndihmuar atë ta kryente sulmin.

Prokurorët thonë se ata të tre e kanë kryer sulmin për të ushtruar presion në NATO që të tërheqë trupat nga Afganistani.

Të shtënat ngritën shqetësime në lidhje me kërcënimin për radikalizimin e myslimanëve në Bonsie dhe Hercegovinë, derisa vendi vazhdon rimëkëmbjen nga konflikti ballkanik.
XS
SM
MD
LG