Ndërlidhjet

AI: Diskriminim kundër minoriteteve fetare në Pakistan


Raporti i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se diskriminimi kundër minoriteteve fetare dhe etnike është përkeqësuar në Pakistan gjatë vitit të kaluar.

Raporti thekson se qeveria në Islamabad po dështon që të mbrojë të drejtat e pakicave.

Në raportin i cili u publikua sot, thuhet se grupet militante fetare në Pakistan, haptas bëjnë thirrje për dhunë kundër myslimanëve shiit dhe "u lejohet të veprojnë dhe të kryejnë aktet e dhunës, duke përfshirë ekzekutimin e pelegrinëve shiit në Pakistan dhe në Afganistanin fqinj”.
XS
SM
MD
LG