Ndërlidhjet

Su Kji, pas 24 vjetësh planifikon të udhëtojë jashtë Mianmarit


Aung Sau Su Kji
Aung Sau Su Kji
Partia e Aung Sau Su Kji njoftoi se fituesja e Cmimit Nobel për Paqe-njëherazi lidere e opozitës, planifikon të udhëtojë jashtë Mianmarit për herën parë në 24 vitet e fundit.

Lidhja Kombëtare për Demokraci bëri të ditur se Su Kji pritet të marrë pjesë në një Forum Botëror për Ekonomi që do të mbahet javën e ardhshme në Tajlandë.

Su Kji kishte jetuar me vite të tëra jashtë Mianmarit para kthimit të saj në vendlindje më 1988, kur iu pat bashkuar lëvizjes pro-demokratike.

Për shkak të aktiviteteve të saja politike, ajo u pat burgosur më 1989 për t'i kaluar 15 vite në burg deri në lirimin e saj në nëntor të vitit 2010.

Su Kji fitoi një ulëse në parlament në zgjedhjet e prillit pas marrjes së pushtetit nga një qeveri civile e cila nisi një varg reformash në shtetin aziatik.
XS
SM
MD
LG