Ndërlidhjet

Anija amerikane i shpëton sulmit të piratëve


Ilustrim
Ilustrim
Marina e Iranit thotë se e ka shpëtuar një anije transportuese amerikane nga piratët në Gjirin e Omanit.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, marina tha se një luftanije iraniane iu përgjigj një sinjali të rrezikut të lëshuar nga anija Maersk Texas, e cila u sulmua nga anijet pirate më 23 maj.

Në deklaratë thuhet se piratët kanë "ikur nga vendi i ngjarjes sapo e kanë vërejtur praninë" e luftanijes.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi kompaninë daneze të anijeve AP Moller Maersk të ketë thënë se sulmi i piratëve ndaj anijes është ndaluar nga rojet e armatosura që gjendeshin në bordin e anijes.

Kompania ka thënë se askush nuk është lënduar në incident dhe anija Texas Maersk ka vazhduar udhëtimin e saj për në Shtetet e Bashkuara.

Anija po lundronte nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG