Ndërlidhjet

Fransua Holland për vizitë në Afganistan


Presidenti francez, Fransua Holland
Presidenti francez, Fransua Holland
Presidenti i ri francez Fransua Holland, ka arritur sot në Kabul të Afganistanit në një vizitë të paparalajmëruar.

Holland në këtë vizitë po shoqërohet nga ministri i mbrojtjes Drian Zhan Iv, ministri i jashtëm Laurent Fabius dhe shefi i ushtrisë Guillard Eduard.

Holland pritet të takohet me ushtarët francezë.

Presidenti francez në Afganistan do të qëndrojë disa orë dhe do t’ua shpjegojë ushtarëve francez pse ka vendosur që para kohe të tërheqë focat nga ky vend.

Aktualisht në Afganistan janë 3,mijë 350 ushtarë francezë.
XS
SM
MD
LG