Ndërlidhjet

Egjipt: Vëllazëria Myslimane pretendon se mund t’i fitojë zgjedhjet


Ilustrim
Ilustrim
Vëllazëria Myslimane në Egjipt është duke pretenduar se kandidati i tyre ka fituar numrin më të madh të votave, pas mbajtjes së zgjedhjeve historike presidenciale në këtë vend. Egjiptianët, dy ditë më parë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale.

Disa orë pas fillimit të numërimit të votave, përkrahësit e kandidatit Muhamed Mursi, thanë se ai është duke kryesuar me vota, i ndjekur nga Ahmed Shafiq, që ishte kryeministri i fundit që ka shërbyer në kohën e udhëheqjes së vendit nga ish-presidentit Hosni Mubarak.

Vëllazëria Myslimane, e cila fitoi shumicën e karrigeve në zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij viti, mund të përballet me njërin nga kandidatët në balotazh, që pritet të mbahet në qershor.

Autoritetet zgjedhore thanë se rezultatet e para zyrtare nuk priten të dalin para të dielës. Zgjedhjet u zhvilluan një vit pas Mubarak u rrëzua nga pushteti, në shkurt të vitit 2011, pas protestave masive kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG