Ndërlidhjet

Turqi: Nga sulmi me bombë, 2 të vdekur, 19 të plagosur


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë ka shpërthyer sot në një makinë jashtë një stacioni policor, në provincën qendrore turke, Kajseri.

Agjencia e lajmeve NTV, raporton se sulmuesi dhe një oficer i policisë kanë humbur jetën.

Po ashtu, raportohet se nëntëmbëdhjetë vetë u plagosën nga sulmi, gjashtë prej të cilëve kanë plagë të rënda trupore.

Detajet tjera të ngjarjes nuk kanë qenë të mundura të konfirmohen menjëherë.
XS
SM
MD
LG