Ndërlidhjet

Shqiptarët e Luginës ndajnë mandatin e deputetit


Kuvendi i Serbisë
Kuvendi i Serbisë
Në bazë të marrëveshjes që kanë nënshkruar katër partitë që përbëjnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, vendin e deputetit në Kuvendin e Serbisë do ta ndajnë tre kandidatë.

Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu, ka deklaruar se udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, do të jetë deputet gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

“Në bazë të rezultateve zgjedhore, pas Halimit, më shumë se një vit mandat i takon Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ndërsa në pjesën e mbetur të mandatit katërvjeçar do të jetë udhëheqësi i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu”, ka thënë Zylfiu për mediat serbe.

Sipas tij, partia e katërt e koalicionit, Unioni Demokratik i Luginës, nuk ka të drejtë në mandatin e deputetit “për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale”.

Zgjedhjet lokale në Serbi janë mbajtur më 6 maj. Rezultatet e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve u kanë siguruar shqiptarëve të Luginës një mandat të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG