Ndërlidhjet

Medvedev zgjidhet në krye të “Rusisë së Bashkuar”


Kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
Kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
Partia në pushtet e Rusisë “Rusia e Bashkuar” ka zgjedhur kryeministrin Dimitri Medvedev në postin e kryetarit të saj.

Kongresi i partisë në Moskë ka miratuar kandidaturën e Medvedevit, duke mos pasur asnjë kandidat tjetër në garë.

Medvedev, i cili ka udhëhequr presidencën që nga vitit 2008, i është bashkëngjitur "Rusisë së Bashkuar" vetëm katër ditë më parë.

Presidenti i tanishëm, Vladimir Putin, ka udhëhequr këtë parti që nga vitit 2007.

"Rusia e Bashkuar" ka dominuar Parlamentin rus për një dekadë, ndërsa rënie të popullaritetit ka shënuar në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar.
XS
SM
MD
LG