Ndërlidhjet

Suedia fiton Eurovizionin


Këngëtarja suedeze, Lloren.
Këngëtarja suedeze, Lloren.
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.

Këngëtarja 28-vjeçare ka mundur lehtësisht rivalët e saj më të afërt – Rusinë dhe Serbinë – në festivalin e 57-të me radhë, që këtë vit është mbajtur në Baku të Azerbajxhanit.

Lloren është me prejardhje marokene dhe kënga e saj ka qenë në krye të listave suedeze për gjashtë javë.

Në vendin e dytë ka dalë Rusia, me grupin prej gjashtë gjysheve – më e vjetra nga to 77 vjeçe.

Serbia, e përfaqësuar nga këngëtari Zhelko Joksimoviq, ka siguruar vendin e tretë, për t’u pasuar nga këngëtarja azerbajxhanase, Sabina Babajeva, në pozitën numër 4.

Vendin e pestë, me një diferencë të vogël votash nga Azerbajxhani, e ka siguruar Shqipëria, me këngëtaren kosovare, Rona Nishliu.

Kënga e Ronës “Suus” ka marrë kritika të mira si për vokalin, ashtu edhe për paraqitjen skenike.

Gara thuhet të jetë ndjekur nga më shumë se 100 milionë shikues televizivë.
XS
SM
MD
LG