Ndërlidhjet

Moskë – arrestohen aktivistë homoseksualë


Moskë, 27 maj 2012.
Moskë, 27 maj 2012.
Disa aktivistë që mbështesin të drejtat e homoseksualëve, së bashku me të tjerë që i kundërshtojnë ato, janë arrestuar të dielën gjatë Paradës së Homoseksualëve në Moskë.

Në mesin e të arrestuarve thuhet të jetë edhe Nikollaj Aleksejev, kreu i Federatës së Homoseksualëve Rusë.

Edhe pse homoseksualiteti është dekriminalizuar në Rusi në vitin 1993, marshimet e komunitetit shpesh ndalohen nga autoritetet.

Qyteti rus i Shën Petersburgut ka miratuar së fundmi një ligj që konsideron vepër penale çdo propagandë për homoseksualitet.
XS
SM
MD
LG