Ndërlidhjet

Bahrejni dënon "komplotuesit" e mbretërisë


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata në Bahrejn ka dënuar tetë myslimanë shiitë deri në 15 vjet burgim, nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë sistemin mbretëror të vendit, së bashku me agjentë të dyshuar iranianë.

Prokuroria ka bërë të ditur se tre nga ta janë gjykuar në mungesë, përfshirë edhe djalin e aktivistit Hasan Mushaima, i cili përballet me dënim të përjetshëm për shkak të lidhjeve me protestat e opozitës në Manama, më 2011.

Zyrtarët e vendit vazhdimisht këmbëngulin se Irani nxit dhe ndihmon opozitën në Bahrejn.

Si Bahrejni, ashtu edhe aleatët e tjerë të Gjirit, kanë lëshuar deklarata me tone të ashpra, duke i kërkuar Teheranit zyrtar të mos ndërhyjë në punët e tyre.
XS
SM
MD
LG