Ndërlidhjet

Mali hedh poshtë paralajmërimet e rebelëve


Mali. Mars, 2012.
Mali. Mars, 2012.
Qeveria në Mali ka hedhur poshtë deklaratën e rebelëve për krijimin e shtetit islamik në veri të vendit.

“Qeveria kundërshton kategorikisht idenë për krijimin e shtetit Azavad, e aq më shumë të një shteti islamik”, ka thënë ministri për informim në administratën e tranzicionit, Hamadoun Toure.

Dy grupet rebele që pushtuan pjesën veriore të Malit, dy muaj më parë, kanë rënë dakord që të bashkohen dhe ta shndërrojnë territorin e tyre në shtet të pavarur islamik.

Zëdhënësit e tyre kanë thënë se grupi Tuareg MNLA dhe ai Ansar Dine kanë nënshkruar marrëveshjen në qytetin Gao.

Të dy ata kanë pushtuar veriun e Malit – një zonë e madhësisë së Francës – në fund të muajit mars.
XS
SM
MD
LG