Ndërlidhjet

Anan kërkon "hapa të guximshëm" nga Asadi


I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan, Damask, 28 maj, 2012
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan, Damask, 28 maj, 2012
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan i ka bërë thirrje presidentit Bashar al-Asad, që të ndërmarrë “hapa të guximshëm” për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Duke folur pas arritjes në Damask, një ditë para se të takohet me Asadin, Anan tha se planifikon që të zhvillojë “diskutime serioze dhe të sinqerta” dhe Asadin.

Ai tha se është i “tmerruar” me masakrën e 25 majit, ku në fshatin Houla u vranë më shumë se 100 njerëz, shumica gra dhe fëmijë.

Vëzhguesit e OKB-së kanë implikuar trupat siriane në masakër, duke thënë se vrasjet janë shkaktuar nga tanket dhe artileria e qeverisë.

Vizita e Ananit vjen derisa po intensifikohet presioni ndërkombëtar për të nisur zbatimin e planit gjashtë-pikësh të Ananit, i cili bën thirrje për armëpushim.
XS
SM
MD
LG