Ndërlidhjet

Gazi, "motiv për ribashkimin e Qipros"


Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej
Presidenti i Bashkimit Evropian tha se një zbulimi i rezervave të gazit në brigjet e Qipros mund të ofrojë një nxitje të forte për të ribashkuar ishullin e ndarë etnikisht.

Herman Van Rompej iu tha ligjvënësve qipriotë të hënën se ndarja e burimeve natyrore mund të hapë rrugën drejt paqes, ashtu sikur që lindi edhe BE-ja nga bashkëpunimi për qymyrin dhe çelikun mes rivalëve francezë dhe gjermanë.

Qiproja është ndarë në vitin 1974 kur Turqia pushtoi pjesën veriore, pas një grusht-shteti në Nikozi nga përkrahësit e bashkimit me Greqinë.

Bisedimet e gjata mes qipriotëve grekë dhe qipriotëve turq kanë ngecur.
XS
SM
MD
LG