Ndërlidhjet

Edhe pak ditë për targat e vjetra serbe


Zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Sasha Rashiq.
Zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Sasha Rashiq.
Qytetarët që kanë automjete me targa të vjetra të Serbisë, nga 1 qershori nuk do të mund t’i ngasin ato në territorin e Kosovës.

“Ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel për lirinë e lëvizjes. Afati fillestar për riregjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të nevojave në terren, është zgjatur disa herë. Pas 1 qershorit, policia, në përputhje me ligjin, do të ndëshkojë shoferët që përdorin targa të vjetra”, ka thënë për mediat serbe zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Sasha Rashiq.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për targat e vjetra të Serbisë që fillojnë me shkronjat KM, PR, GL, PZ, UR e ngjashëm.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për liri të lëvizjes më 2 korrik të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG