Ndërlidhjet

Helmohen rreth 160 vajza afgane


Afganistan
Afganistan
Rreth 160 vajza raportohet të jenë sëmurë, pas një sulmi të dyshuar me gaz helmues në shkollën e tyre, në veri të Afganistanit.

Incidenti i sotëm në provincën Takhar është sulmi i katërt në shkollat e kësaj zone, që nga muaji i kaluar.

Vajzat që janë sëmurë i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë se kanë ndjerë një aromë të keqe, para se kanë humbur vetëdijen.

Zyrtarët e inteligjencës afgane thonë se kryengritësit talibanë kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave, në përpjekje për të frikësuar prindërit që të ndalojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.
XS
SM
MD
LG