Ndërlidhjet

Hejg konfirmon dëbimin e diplomatëve sirianë


Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka konfirmuar se Britania dhe shtatë vende të tjera kanë vendosur të dëbojnë diplomatët sirianë, në një protestë të koordinuar kundër vrasjes së civilëve në Siri.

Përveç Britanisë, bëhet fjalë edhe për Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Kanadanë dhe Australinë.

Hejg tha se dëbimet janë pjesë e presionit në rritje kundër Damaskut, sidomos pas masakrës së 108 personave në Houla.

“Natyrisht, do të kërkojmë mënyra të tjera për të rritur presionin. Në Bashkimin Evropian po diskutojmë sanksione të mëtejshme kundër Sirisë”, ka thënë Hejg.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan, ka takuar sot në Damask presidentin sirian, Bashar al-Asad, për të biseduar rreth konfliktit.
XS
SM
MD
LG