Ndërlidhjet

Mbyllet rasti "Pacolli"


Behxhet Pacolli
Behxhet Pacolli
Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

"Rasti në fjalë është trajtuar sipas procedurës së paraparë ligjore, për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik".

"Agjencia kundër Korrupsionit, lidhur me ketë rast, ka siguruar dokumente të nevojshme për të nxjerrë vendimin e vet për këtë situatë",
thuhet në komunikatën e mekanizmit që lufton korrupsionin.

"Rasti Pacolli" ka pasur të bëjë me dyshimet për situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, në kohën e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një konsorciumi firmash ndërkombëtare. (v.t.)
XS
SM
MD
LG