Ndërlidhjet

Su Ki udhëton jashtë Birmanisë pas 24 vjetësh


Udhëheqësja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Su Ki.
Udhëheqësja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Su Ki.
Udhëheqësja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Su Ki, ka lënë vendin të martën, për herë të parë në më shumë se dy dekada.

Su Ki, e cila shumicën e 24 vjetëve të fundit e ka kaluar nën arrest shtëpiak, do të kalojë disa ditë në Tajlandë, ku do të flasë në Forumin Botëror të Ekonomisë për Azinë Lindore.

Në mes të qershorit do të udhëtojë drejt Evropës, ndërsa në Norvegji do të marrë zyrtarisht Çmimin Nobel për Paqe, të fituar 21 vjet më parë.

Su Ki mbahej nën arrest shtëpiak nga regjimi ushtarak i vendit.

Pas zgjedhjeve që janë mbajtur 18 muaj më parë, Qeveria e re e Birmanisë ka nisur të bëjë hapa reformues, duke shmangur edhe izolimin e deritashëm ndërkombëtar.

Su Ki tani është deputete e Kuvendit të Birmanisë.
XS
SM
MD
LG