Ndërlidhjet

Franca përjashton ndërhyrjen tokësore në Siri


Siri
Siri
Ministri i Jashtëm i Francës, Lloren Fabju, ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes tokësore në Siri, duke thënë se rreziku për përhapjen e konfliktit është shumë i madh.

“Ushtria siriane është e fuqishme. Asnjë shtet nuk është i gatshëm të shqyrtojë ndërhyrjen tokësore në këtë kohë. Rreziku i përhapjes së konfliktit në gjithë rajonin do të ishte shumë i lartë, sidomos në Liban”, ka thënë Fabju për të përditshmen franceze “Le Monde”.

Franca, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Kanadanë dhe Australinë, ka dëbuar diplomatët sirianë, në një protestë të koordinuar kundër vrasjes së civilëve në Siri.

Ky hap pason masakrën në Houla, ku, sipas monitoruesve të OKB-së, forcat e Qeverisë siriane kanë vrarë 108 persona, shumica nga ta gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG