Ndërlidhjet

Pritet vendimi për ekstradimin ose jo të Asanzhit


Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh
Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh
Gjykata Supreme e Britanisë pritet të vendosë të mërkurën nëse do të miratojë vendimin për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh në Suedi.

Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesen e tij që ta bllokojë ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohet nga prokurorët suedezë për t'u marrë në pyetje mbi akuzat e krimeve seksuale, të bëra nga dy gra suedeze.

Dyzet vjeçari australian, i cili ka zbuluar qindra dokumentente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.

Nëse Asanzh humb betejën e tij, ai mund të ankohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në të kaluarën ka vonuar ekstradimet e profilit të lartë për periudha të gjata kohore.
XS
SM
MD
LG