Ndërlidhjet

Rusia kundërshton ndërhyrjen në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka kundërshtuar kategorikisht ndërhyrjen ushtarake në Siri, ndërsa ka shfaqur besimin se do të ishte hap i pamatur i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërmarrë masa të reja lidhur me krizën aktuale në atë vend, citon agjencia e lajmeve Interfaks zëvendësministrin e jashtëm Genadi Gatilov.

Presidenti francez, Fransua Holandë, tha të martën se nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake me kusht se do të zbatohej në kuadër të një rezolute të Këshillit të Sigurimit, ndërsa ministri i jashtëm gjerman tha se vendi i tij do të kërkojë “angazhim të ri” të këshillit mbi situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG