Ndërlidhjet

Bie numri i viktimave civile në Afganistan


Harta e Afganistanit
Harta e Afganistanit
Kombet e Bashkuara thonë se numri i civilëve të vrarë në Afganistan, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, ka rënë për 21 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Jan Kubis, përfaqësuesi special i OKB-së për Afganistanin, po ashtu tha se 8 nga 10 vdekjet civile janë shkaktuar nga talibanët ose aleatët e tyre antiqeveritarë.

Sipas tij, më pak se një në 10 vdekje civile është shkaktuar nga forcat e Qeverisë afgane ose të NATO-s.

Vdekjet e civilëve nga sulmet ajrore të NATO-s kanë bërë që presidenti afgan, Hamid Karzai, të kritikojë disa herë aleancën.
XS
SM
MD
LG