Ndërlidhjet

Kazakistan: Përkujtohen viktimat e urisë


Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev
Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev
Një monument për njerëzit që kanë vdekur nga uria në vitet 1932-1933 është inauguruar në Astana të Kazakistanit. Presidenti Nursulltan Nazarbaev në ceremoni ka thënë se “uria dhe pasojat kanë qenë fatkeqësia më e madhe humanitare e periudhës sovjetike”.

Nazarbaev tha se “nga 1.5 milionë viktima të asaj kohe, më shumë se 600,000 prej tyre kanë vdekur nga uria”.

Kazakistani po shënon “Ditët e Viktimave të represionit politik”, ditë këto gjatë të cilave kujtohen edhe më shumë se 100,000 viktimave të shtypjes nga viti 1921 deri në 1954.
XS
SM
MD
LG