Ndërlidhjet

Putin vizitoi Bjellorusinë


Putin dhe Lukashenko
Putin dhe Lukashenko
Vladimir Putin, i cili është rizgjedhur president i Rusisë muajin e kaluar, e ka bërë vizitën e parë zyrtare në Bjellorusi në mandatin e tij të tretë.

Rusia ka pasur vështirësi në marrëdhëniet e saj me Bjellorusinë në vitet e fundit, pasi që Bashkimi Evropian disa herë ka vendosur sanksione për shkeljet e të drejtave të njeriut në Minsk, por presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, dukej jashtëzakonisht i kënaqur me vizitën e Putinit.

Putin në Bjellorusi ka ofruar ndihmë financiare dhe mbështetje morale, por Lukashenko tha se “kjo vizitë është më e rëndësishme se marrëveshjet ekonomike me Rusinë dhe vendet e tjera”.

Nga Minsku, Putini do të udhëtojë për në Berlin, për bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe më pas në Paris, për të takuar presidentin e ri të Francës, Fransua Holland.
XS
SM
MD
LG