Ndërlidhjet

Aung San Su Kij, kërkon investime në Birmani


Aung San Su Kij
Aung San Su Kij
Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Kij ka folur të premten në Forumin Ekonomik Botëror për Azinë Lindore në Bangkok, duke kërkuar investime në Birmani për të treguar siç ka thënë ajo “pak skepticizëm të shëndoshë”.

Su Kij tha se të rinjtë në Birmani, kanë nevojë për “vende punë”, duke e quajtur papunësinë e lartë të të rinjëve në vendin e saj si një “bombë të kurdisur”.

Su Kij tha gjithashtu se vendi i saj, ka nevojë për t’u ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe ka përmendur edhe furnizimin me energji elektrike.

Ajo theksoi po ashtu se “duhet të përpiqemi për të çrrënjosur korrupsionin dhe pabarazitë në mënyrë që të vazhdohet në drejtim të investimit më të madh”.

Vizita në Bangkok e Su Kij është e para pas 24 vjetësh. Ajo shumicën e këtyre vjetëve i ka kaluar nën arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG